Video

Ralf Gjoni paraqitet në SPAK

Gjoni ka qenë këshilltar i Ilir Metës në kohën kur ai ishte në krye të Kuvendit të Shqipërisë.

F.m
Ralf Gjoni paraqitet në SPAK
Ralf Gjoni

TIRANË- Ish-këshilltari i Ilir Metës, Ralf Gjoni është paraqitur sot në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Pas daljes nga marrja në pyetje, ai nuk zbuloi detaje, duke shtuar se ruan sekretin hetimor. Gjoni ka qenë këshilltar i Ilir Metës në kohën kur ai ishte në krye të Kuvendit të Shqipërisë. Por më pas u bë deputet nga djegia e mandateve të deputetëve të asokohe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Që prej asaj kohe, Gjoni nuk është angazhuar më në politikë dhe as nuk është parë në krah të Metës, ndaj nuk dihet se cila është arsyeja e thirrjes së tij në SPAK.

 

Poll

MOS HUMB