Video

Reklama italiane nxit debate të shumta

Njëri grupim mendon se reklama është paragjykuese, sepse ndarja në çift mund të jetë dhe çlirim

D.XH
Reklama italiane nxit debate të shumta
Reklama

ITALI - Një reklamë në Itali ka nxitur debate të shumta. Kjo reklamë tregon historinë e një vajze, e cila vjen nga një familje e divorcuar.

Vogëlushja, teksa bën pazar me të ëmën, blen një pjeshkë në market. E vogla ia dhuron këtë pjeshkë babait, duke i thënë se frutin ia ka dhënë nëna e saj. Reklama kishte si qëllim që të sillte paqen mes prindërve.

Por, kjo reklamë ka sjellë debat të madh dhe si përherë, grupet e debatuesve ndahen në dy grupime. Të parët janë ata që mendojnë se reklama është steriotipizuese.

Ky grupim mendon se ndarja në këtë rast është treguar si diçka krejtësisht negative, gjë që nuk është e vërtetë sipas tyre, sepse ndarja ka treguar se shpesh herë është dhe çlirim.

Ndërsa, grupimi tjetër e mbështet reklamën, duke thënë se në këtë promocion jepet ndarja e çiftit në sytë e fëmijës. Ju ç’mendim keni, a është paragjykuese reklama?/Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB