Video

Resorti i Ulajt në Velipojë, banorët kallëzim në SPAK

Protesta e tyre kundër ndërtimit të resortit nisi më 26 mars, kur nuk munguan as përplasjet me efektivët e policisë. Banorët kanë tentuar të bllokojnë makineritë e kompanisë “Gener 2”, ndaj dhjetëra efektivë kanë ndërhyrë duke shoqëruar disa prej protestuesve.

F.m
Resorti i Ulajt në Velipojë, banorët kallëzim në SPAK
Bashkim Ulaj dhe banorët

TIRANË- Banorët e Velipojës e kanë zhvendosur protestën e tyre para SPAK, ku kanë dorëzuar edhe një kallëzim ndaj biznesmenit Bashkim Ulaj që po ndërton një resort në kufi me zonën e fshatit Baks-Rrjoll në Velipojë. Rreth 60 familje kërkojnë ndalimin e punimeve, pasi akuzojnë se biznesmeni Ulaj në bashkëpunim me kreun e Partisë së Lirisë në Malësi të Madhe, Fatmir Shpellzaj kanë falsifikuar dokumentet dhe po u grabisin pronat. Janë 95 mijë metër katrorë tokë në breg të detit në zonën e Rrjollit në Velipojë e cila sipas banorëve është pronë e tyre që nga viti 1936. Prona ngjitur me brezin rënor, ka një gjatësi prej 4 kilometrash.

Protesta e tyre kundër ndërtimit të resortit nisi më 26 mars, kur nuk munguan as përplasjet me efektivët e policisë. Banorët kanë tentuar të bllokojnë makineritë e kompanisë “Gener 2”, ndaj dhjetëra efektivë kanë ndërhyrë duke shoqëruar disa prej protestuesve.
Lidhur me këtë ngjarje ka ardhur një reagim zyrtar edhe nga vetë Kompania “Gener 2” e cila sqaron se për projektin “Blue Borgo” kanë respektuar me korrektësi të gjitha normat ligjore dhe institucionale, duke përfshirë këtu edhe dëgjesat publike me banorët e zonës.
Në 31 dhjetor të vitit 2024 biznesmeni Bashkim Ulaj, së bashku me dy vëllezërit e tij Astrit dhe Ahmet Ulaj morën statusin e veçantë “investitor në strukturë akomoduese me 5 yje, status special” për ndërtimin e resortit turistik Blue -Borgo” në bregdetin e Velipojës. Fshati turistik me vila e hotele luksoze parashikohet të ketë një sipërfaqe prej 147.2 hektarësh.

Poll

MOS HUMB