TIRANË- GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka lënë në qeli Rexhep Rrajën (djali i ish-deputetit të PS-së, Rrahman Rraja), dhe nëntë personat e tjerë, të arrestuar në kuadër të operaconit të SPAK në Nikël. Ata akuzohen për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotike”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Grup i strukturuar kriminal”. Sipas SPAK, dyshohet se grupi kriminal janë përgjegjës për trafikimin e një sasie të mbi 2 ton drogë nga Amerika Latine dhe Shqipëria drejt Bashkimt Europian. Nëpërmjet aplikacionit Sky Ecc është arritur të faktohet se ky grup në të paktën 3 episode ka trafikuar lëndë narkotike, të shtrirë në kohë nga viti 2020 deri në fund të vitit 2024. Ndërkohë, gjatë aksionit për goditjen e anëtarëve të fisit Rraja, policia dhe BKH arritën të sekuestojnë mbi 430 mijë euro si dhe sende të tjera me vlerë, armë, automjete dhe ora Rolex.
/ZËRI