Video

Sekuestrohet kompania 5 D!

Nën sekuestro të SPAK është tashmë edhe një truall me sipërfaqe 506.25 m² dhe ndërtesë me sipërfaqe 164 m² në rrugën “Tefta Tashko”, në emër të Selim dhe Ollga Mollës, prindërit e Redi Mollës që është arrestuar. Gjithashtu nën sekuestro është vendosur edhe kompania “Restur” në pronësi të Redian Mollës.

F.m
Sekuestrohet kompania 5 D!
Mariglen Qato dhe Redian Molla

TIRANË- Kompania "5D" është vendosur nën sekuestro nga SPAK, pa arrestimit të zyrtarëve të Bashkisë Tiranë që akuzohen se e kanë zotëruar këtë shoqëri tregtare në mënyrë indirekte dhe kanë përfituar 16 tendera prej saj. Paratë nga tenderat e përfituar ishin nxjerrë "pjesërisht" nga sistemi bankar dhe ishte përdorur skema e kryerjes së pagesave për punime fiktike, kur në fakt merreshin "cash" nga pronarët e vërtetë për t'u riinvestuar sërish tek kompania "5D". Një pjesë tjetër e parave të siguruara janë përdorur për të investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme. Nën sekuestro të SPAK është tashmë edhe një truall me sipërfaqe 506.25 m² dhe ndërtesë me sipërfaqe 164 m² në rrugën “Tefta Tashko”, në emër të Selim dhe Ollga Mollës, prindërit e Redi Mollës që është arrestuar.

Gjithashtu nën sekuestro është vendosur edhe kompania “Restur” në pronësi të Redian Mollës. Nën sekuestro janë vendosur edhe 24% e kuotave në shoqërinë tregtare “Mediterranean Investment Group”, e cila po ndërton një hotel me 5 yje në Durrës, ku Molla është aksioner me katër persona të tjerë, një prej tyre dhe biznesmeni Gazmend Haxhia që është nën akuzë për abuzim me fondet e SASPAC. Po ashtu janë sekuestruar edhe 2 apartamente me sipërfaqe 122.7 m² dhe 86.4m²; dy parkime në emër të Sanije Qato, e cila është nëna e Mariglen Qatos, gjithashtu i vënë në pranga.

Poll

MOS HUMB