Video

Sherr masiv në Kavajë, i përfshirë dhe nipi i Redjan Kralit

Krali bashkë me një grup miqsh kanë shkuar në një servis automjetesh në pronësi të Biliman Habilit dhe janë përplasur me sende të forta si leva dhe zinxhirë.

F.m
Sherr masiv në Kavajë, i përfshirë dhe nipi i Redjan Kralit
Redjan Krali

KAVAJË- Xhorxho Krali 18-vjeç, nipi i ish-kryebashkiakut të Kavajës Redjan Krali është përfshirë në një sherr masiv të ndodhur më datë 8 prill. Krali bashkë me një grup miqsh kanë shkuar në një servis automjetesh në pronësi të Biliman Habilit dhe janë përplasur me sende të forta si leva dhe zinxhirë.

Për pasojë, disa persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital. Por, ajo që raportohet nga portali JOQ Albania është se Xhorxho Krali dyshohet se ka nxjerrë një armë zjarri gjatë sherrit, por pistoleta është bllokuar dhe nuk ka qëlluar. Xhorxho Krali, Manuel Tosku, Eljo Habili, Eriko Habili, Biliman Habili dhe Fatjon Kalaja, të gjithë banues në Kavajë dhe të përfshirë në këtë sherr, janë proceduar për veprat penale “plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kanosja”. Motivi i sherrit nuk dihet ende.

Poll

MOS HUMB