TIRANË- Një konflikt mes disa personave ka përfunduar me plagosjen me thikë të njërit prej tyre në zonën e ish-Parkut në Tiranë, mbrëmjen e 6 korrikut. Në sherrin e dhunshëm me sende të forta janë përfshirë 5 persona, ku situata ka agravuar në përdorimin e thikës, duke bërë që njëri prej tyre të mbetet i dëmtuar. I plagosuri 33-vjeçar ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa janë arrestuar 3 autorët e dyshuar. Konkretisht në pranga janë vendosur Luciano Nurçja 46 vjeç, Albert Lika 44 vjeç dhe Enea Kurti, 23 vjeç. Ndërkohë në kërkim është shpallur edhe një 17-vjeçar, i dyshuar për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
/ZËRI