Video

Sherri në Pallatin Mbretëror ndodhi për një dollap

Tashmë Princ Leka Zogu II është dënuar me 1 vit burg për dhunën e ushtruar ndaj ish-vjehrrit të tij, por për shkak se Princi përfitoi nga procedura e gjykimit të shkurtuar, e cila i ul 1/3 e kohës së burgimit, dënimi i zbriti në 8 muaj. Në këto kushte, Gjykata konvertoi dënimin në 16 muaj shërbim prove.

F.m
Sherri në Pallatin Mbretëror ndodhi për një dollap
Gjergj Zaharia, Elia Zaharia dhe Princ Leka

TIRANË- Boshatisja e një dollapi mësohet se është bërë shkak për dhunën në Pallatin Mbretëror ku protagonistë u bënë Princ Leka Zogu II, Elia Zaharia dhe babai i saj, Gjergji Zaharia.
Në vendimin e Gjykatës së Tiranës bëhet me dije se në momentin që Elia Zaharia ka hyrë në banesë, ka parë të atin që po debatonte me tone të larta me ish-bashkëshortin e saj, në prani të vajzës së vogël, Geraldina.
Elia i ka kërkuar llogari Princ Lekës për faktin që e ka gjetur duke debatuar dhe duke u konfrontuar edhe fizikisht me babain e saj 73-vjeçar, të cilit ajo i kishte besuar kujdesin për vajzën e saj 3 vjeçare, gjatë kohës që ajo vetë nuk ndodhej në banesë, por situata përfundoi në sherrin e bujshëm që u filmua dhe publikua në të gjitha mediat online.
Tashmë Princ Leka Zogu II është dënuar me 1 vit burg për dhunën e ushtruar ndaj ish-vjehrrit të tij, por për shkak se Princi përfitoi nga procedura e gjykimit të shkurtuar, e cila i ul 1/3 e kohës së burgimit, dënimi i zbriti në 8 muaj. Në këto kushte, Gjykata konvertoi dënimin në 16 muaj shërbim prove.
Gjykata dënoi gjithashtu me 10 muaj Gjergj Zaharinë, por edhe ky i fundit përfitoi nga gjykimi i shkurtuar dhe dënimi i zbriti në 6 muaj e 20 ditë. Në këto kushte edhe për të pati një konvertim të dënimit me 1 vit e 40 ditë, liri me kusht. Elia Zaharia u shpall e pafajshme.

Poll

MOS HUMB