Video

Shkeljet në rrugë/ 11 mijë gjoba brenda javës në Tiranë

14 drejtues mjetesh janë arrestuar nga policia

E.K
Shkeljet në rrugë/ 11 mijë gjoba brenda javës në
Policia Rrugore

TIRANË- Gjatë javës që lamë pas, Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë ka vënë një numër rekord gjobash në rrugët e kryeqytetit. Policia ka shtuar kontrollet me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet. 

14 persona janë arrestuar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, shkelje të tjera si dhe për korrupsion aktiv.

U vendosën 11,462 masa administrative për një gamë të gjerë shkeljesh, duke theksuar rëndësinë e respektimit të rregullave të trafikut për një qytet më të sigurt.

84 masa administrative janë paraparë për pezullim të lejes së drejtimit, me mundësi konvertimi në gjoba të dyfishta. 8 automjete janë bllokuar për mungesë dokumentacionit dhe detyrime të papaguara.


/ZËRI 

 

Poll

MOS HUMB