TIRANË- Muçi Shaljani (Sheqeri) 40-vjeç, i cili mbeti i plagosur në atentantin te rrethrrotullimi i Rinasit, ku u vra Gilmando Dani, ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje kritike për jetën pasi është qëlluar dhe në kokë dhe ka dëmtime të rënda të trurit. Shaljani ishte shoferi i automjetit tip “Benz” ku u qëllua me breshëri armësh dhe për pasojë humbi jetën Gilmando Dani. Shaljani ishte kthyer të premten nga Barcelona së bashku me viktimën Gilmando Danin, pasagjer në automjet. Dani njihet si mik i një prej eksponentëve më të lartë të krimit në Tiranë, Emiljano Shullazi, por as Shaljani nuk është një emër krejt i panjohur. Shaljani më parë ka qenë punonjës në shtet, ndërsa prej 3 muajsh ishte i punësuar si agjent në Agjencinë e Mbikqyrjes Policore (AMP), nga Artjol Saliasi. Gjithashtu, 40-vjeçari, Muçi Shaljani, injohur edhe me mbiemrin Sheqeri, është edhe një biznesmen i njohur në Tiranë, pronar i hotelit "Ramel", në kryeqytet.
/ZËRI