
UZBEKISTAN - Shumë njerëz u plagosën nga një shpërthim që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në një magazinë në Tashkent, kryeqyteti i Uzbekistanit, sipas autoriteteve të vendit, të cilët siguruan se aeroporti, i cili ndodhet afër vendit të ngjarjes, funksiononte "normalisht".
New video shows just how powerful the massive tonight’s explosion at the airport in Tashkent, Uzbekistan was pic.twitter.com/3N436vnj67
— Visegrád 24 (@visegrad24) September 28, 2023
Video nga një kamera sigurie ka regjistruar momentin e shpërthimit në magazine. “Ka pasur një shpërthim dhe më pas një zjarr, i cili ende nuk është shuar”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Emergjencave, i cili ia atribuoi shpërthimin rrufesë.
“Të lënduarve po u ofrohet kujdes mjekësor”, njofton Ministria e Shëndetësisë zë Uzbekistanit në Telegram, pa specifikuar numrin e të plagosurve. Megjithatë, ministria shtoi se nuk ka “lëndime të rënda”.
An explosion occurred in a warehouse belonging to a company in the Sergeli district of the capital city of Uzbekistan, Tashkent,
— gdh news (@gdhnews) September 28, 2023
There are numerous injured individuals. pic.twitter.com/b6zZMcW3lj
Nga ana e drejtuesit të spitalit të Tashkentit, u tha se aty janë trajtuar “dhjetë të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë”.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, zjarri ka rënë në magazinën e një kompanie në zonën doganore të aeroportit, e cila, siç raporton agjencia zyrtare e lajmeve uzbeke UZa, funksionon “normalisht”.
Current look at the site of the explosion in Tashkent,Uzbekistan #Uzbekistan #explosion #Tashkent pic.twitter.com/cVFJ3X5tie
— North X (@__NorthX) September 28, 2023
Në shumë shtëpi në zonë janë thyer xhamat, ndërsa disa banesa kanë pasur dëmtime edhe në brendësi. Ambulancat vazhdojnë të evakuojnë të lënduarit, sipas një gazetari të AFP në vendngjarje. Shpërthimet mund të dëgjoheshin ende disa orë pasi zjarri shpërtheu, ndërsa zjarrfikësit po luftonin për ta shuar flakët.
People are running out of their houses, it’s very scary that near them the customs warehouse in Tashkent is on fire. #Tashkent #SARCOP #Uzbekistan #Özbekistan pic.twitter.com/6Z7F9rkVRI
— ET magazin (@TcAga261935) September 28, 2023
“U zgjova natën, mendova se kishte një tërmet, pastaj pashë zjarrin. Djali im u plagos në këmbë”, tha 72-vjeçari Kutepov Mustafo, i cili jeton afër vendit të shpërthimit dhe të cilit i është dëmtuar shtëpia./Zëri.ai/