Shqipëria ka shënuar përmirësime të ndjeshme në testin PISA 2025, krahasuar me rezultatet e vitit 2022. Në PISA 2025, Shqipëria ka marrë 433 pikë në matematikë, 435 pikë në shkencë dhe 408 pikë në lexim. Megjithatë, vendi vijon të renditet ndjeshëm nën mesataren e vendeve të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD). Sipas rezultateve të publikuara të raportit, theksohet se nxënësit në Shqipëri shënuan rezultate më të ulëta se mesatarja e OECD-së në matematikë, lexim dhe shkencë. Një përqindje më e vogël e nxënësve në Shqipëri sesa mesatarja në të gjitha vendet e OECD-së kishin performancën më të mirë. Sipas përqindjeve të pikëve të evidentuara në raport, shifrat më të dobëta janë regjistruar në lexim, ku rreth 50% e nxënësve në Shqipëri arritën Nivelin 2 ose më të lartë në lexim (mesatarja e OECD-së: 69%). Ndërkohë që sipas raportit, në Shqipëri, pothuajse asnjë nxënës nuk arriti rezultate në Nivelin 5 ose më të lartë në lexim (mesatarja e OECD-së: 6%).
/ZËRI