TIRANË- Qeveria shqiptare e ka ndryshuar përsëri projektligjin për sigurimin e detyrueshëm nga katastrofat, duke përfshirë në të edhe përmbytjet, për banesat e rrezikuara. Megjithatë, as në variantin më të fundit, projektligji nuk përmban parashikime të detajuara për skemën, duke i deleguar pothuajse të gjithë elementet specifike të funksionimit të saj tek aktet e mëvonshme nënligjore. Ai përshkruan vetëm parimet bazë, si detyrimi për të siguruar pronat nga katastrofat dhe përfshirja e përmbytjeve. Nuk përcakton shumë detaje si shumat maksimale, primin e sigurimit apo mënyrën se si do të përfshihen kompanitë private. Kufiri maksimal i shumës së sigurimit të detyrueshëm do të përcaktohet me Vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit përgjegjës për Financat.
/ZËRI