
TIRANË- Është shtyrë për në datën 7 prill seanca për dosjen e Gërdecit. Shkak këtë herë është bërë mungesa e ish-Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili kishte marrë një ftesë për të qenë prezent në Kongresin Amerikan nga data 24 mars deri më 1 prill. Avokati i tij Henrik Ligori, kërkoi shtyrjen e seancës duke u shprehur se Mediu duhet të jetë i pranishëm për të dhënë komentet e tij mbi akt-ekspertimin e bërë.
Ndërsa avokati i familjes Durda, që ka humbur një fëmijë në tragjedinë e Gërdecit, Dorian Matlija kërkoi që pretendimet të paraqiten me shkrim. Si përfundim, gjyqtarja Irena Gjoka vendosi shtyrjen e seancës duke i tërhequr vëmendjen Mediut. Zamira Durda është shprehur se ky proces gjyqësor po zvarritet dhe se prej 17 vitesh është në pritje të drejtësisë.