Video

Si u shpronësua toka te 'Air Albania' për llogari të kartelit të drogës

Mes përfituesve të kompensimit është koka e kartelit 'Bello' Denis Matoshi, i njohur si Eldi Dizdari, Artur Shehu dhe Elton Memeti

F.I
Si u shpronësua toka te 'Air Albania' për llogari të
Artur Shehu dhe Eldi Dizdari

TIRANË-  Një truall me vlerë qindra milionë lekë, i ndodhur pranë stadiumit “Air Albania” dhe i shpronësuar nga shteti për ndërtimin e “Shkollës së Biçikletave”, ka dalë në qendër të hetimeve të SPAK. Dosja e operacionit të fundit, ku u goditën emra të njohur të krimit të organizuar dhe biznesit në kryeqytet, zbulon një skemë të dyshuar për përfitimin e fondeve publike përmes transaksioneve të shumta të pronësisë dhe procedurave të shpronësimit. Mes përfituesve të kompensimit është koka e kartelit 'Bello' Denis Matoshi, i njohur si Eldi Dizdari, Artur Shehu dhe Elton Memeti. Sipas dosjes, vlera paraprake e shpronësimit për pjesën takuese të Matoshit ishte rreth 8.1 milionë lekë. Aktualisht, kjo pasuri është konfiskuar. Pamjet e siguruara nga ZËRI tregon qartë vendndodhjen e truallit, i cili ndodhet ngjitur me stadiumin “Air Albania”, në një zonë me vlerë të lartë zhvillimi dhe interes të madh ekonomik.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB