TIRANË- Ervin Muça është një prej personave që do të thirren si dëshmitarë "kyç" në Komisionin Hetimor. Edhe pse ka pasur akses ndër të dhënat më të rëndësishme në vend, për shkaqet që nuk dihen, ai nuk ishte pajisur kurrë me një certifikatë sigurie, kriter për një punonjës që merret me të dhëna që konsiderohen "tepër sekret".
Vetë Muça pretendon se nuk e ka pasur të nevojshëm. Për të njëjtin person, deputeti demokrat Asllan Dogjani, në një mbledhje të Komisionit Hetimor tha se ka informacione se në kohën që ka qenë në punë te AKSHI ka transferuar nga emri i një punonjësi 1 milion euro.
Kompania që kishte marrë paratë është në emër të Ermal Beqirit, një nga përfituesit më të mëdhenj të tenderave të IT-së nga AKSHI. Beqiri ka mbyllur marrëveshjen për blerjen e kompanisë Horizon, një shoqëri me pronësi në Qipro, e cila është përfituese e disa kontratave publike në Teknologjinë e Informacionit./ZËRI