
TIRANË- Lista e fituesve në shkollën e Magjistraturës ka ngritur dyshime për manipulim në zgjedhjen e atyre që do të jenë mes prokurorëve e gjyqtarëve të drejtësisë së re. Studentët pretendojnë se lista është manipuluar dhe se janë shtuar 42 kandidatë.
Në një letër, studentët shprehen se provimi është zhvilluar më datë 22 prill dhe se vetëm sot, drejtori Arben Rakipi, përmes një njoftimi ka bërë me dije se tezat janë rikorrigjuar pas largimit të kandidatëve pasi ka pasur një defekt në pajisje që përdoret për këtë procedurë.
Rakipi pretendon se pas korrigjimit, fitues kanë dalë 121 kandidatë dhe jo 79 që ishin në fillim. Ndërsa studentët shprehen se ky është një manipulim që ka si synim që në listën fituese të përfshihen emra që nuk e meritojnë të jenë aty.
/ZËRI