Video

Skenë filmi në Elbasan: Autori i veshur si klloun u ndoq nga fëmijët para atentatit

Autori ende i paidentifikuar iveshur me një xhup të zi, me doreza, paruke bjonde dhe një maskë Halloween-i u afrua drejt lokalit ku ndodhej objektivi i tij, po për shkak të pamjes së tij, ai është ndjekur për disa minuta nga pesë fëmijë të rastësishëm, duke u përpjekur të luanin me të.

F.I
Skenë filmi në Elbasan: Autori i veshur si klloun u ndoq nga
foto ilustruese

TIRANË- Autorët e ngjarjeve kriminale përdorin metoda nga më të ndryshmet për të mos u identifikuar nga kamerat e sigurisë, por një mënyre e çuditshme e cila i ngjan një skene filmi është përdorur në plagosjen e trefishtë në Elbasan mbrëmjen e 20 korrikut. Autori ende i paidentifikuar iveshur me një xhup të zi, me doreza, paruke bjonde dhe një maskë Halloween-i u afrua drejt lokalit ku ndodhej objektivi i tij, po për shkak të pamjes së tij, ai është ndjekur për disa minuta nga pesë fëmijë të rastësishëm, duke u përpjekur të luanin me të. Pasi arriti t'i shmangte të miturit, autori iu afrua verandës së lokalit dhe qëlloi me gjashtë plumba në drejtim të tavolinave ku qëndronin klientët, duke lënë të plagosur Armand Tomorricën, Renaldo Mancenin dhe kamarierin e lokalit, Biorgi Hoxha. Grupi hetimor ka dyshime se objektiv i atentatit të ketë qenë nipi i Elton Kilës, i njohur si “Oti i Elbasanit”.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB