TIRANË- Çmimet e veshjeve në Shqipëri kanë hyrë në një fazë të re shtrenjtimi, pasi sipas të dhënave të Eurostat vitin e kaluar ato kaluan mesataren e BE-së. Çmimet e veshjeve në vendin tonë ishin 5,5 për qind më të larta se mesatarja e BE-së vitin e kaluar. Indeksi i çmimeve të veshjeve sipas fuqisë blerëse në vendin tonë shënoi 105.2 për qind në raport me mesataren e BE. Me këtë rritje Shqipëria renditet ndër 11 vendet e Europës me çmimet me të larta te veshjeve sipas fuqisë blerëse. Të dhënat tregojnë se brenda një viti Shqipëria ka kaluar nga një treg relativisht i lirë për veshjet në një treg ku çmimet jo vetëm janë barazuar me mesataren e BE-së, por e kanë tejkaluar atë.
/ZËRI