
TIRANË- Media britanike “The Telegraph” i ka kushtuar një shkrim, akuzave të Prokurorisë së Posaçme, në drejtim të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili është marrë i pandehur për korrupsion. Në shkrimin e medias britanike thuhet se Berisha ka shpenzuar më shumë se 400 mijë paund, në betejën e tij ligjore, për heqjen e “non gratës” që i është dhënë nga qeveria britanike, që nënkupton dhe një ndalim të tij për të hyrë në këtë shtet. Duke iu referuar dosjes, “The Telegraph” shkruan se Berisha është akuzuar nga prokurorët e SPAK-ut për korrupsion pasiv, vepër penale që dënohet maksimalisht deri në 12 vjet burg, në rastet kur vërtetohet se personi ka përfituar direkt ose indirekt nga veprimet e paligjshme.