Video

Tirana pa ujë! Qytetarët denoncojnë për erë kanalesh në çezma

Kjo gjë ka bërë që shumë administratorë pallatesh të ndërpresin furnizimin me ujë, në mënyrë që të shmangin helmimin apo çfarëdolloj pasoje që mund të sjellë një ujë i tillë në shëndetin e qytetarëve.

F.m
Tirana pa ujë! Qytetarët denoncojnë për erë kanalesh
Uji

TIRANË- Tirana po përjeton një kolaps në lidhje me furnizimin me ujë. Prej ditësh, në çezmet e banorëve të Komunës së Parisit dhe Tiranës së Re, uji shkon me erë të rëndë, ngjyrë të errët dhe me përbërje dherash.

Kjo gjë ka bërë që shumë administratorë pallatesh të ndërpresin furnizimin me ujë, në mënyrë që të shmangin helmimin apo çfarëdolloj pasoje që mund të sjellë një ujë i tillë në shëndetin e qytetarëve. ZËRI ka komunikuar me UKT që deklaron se bëhet fjalë për çarjen e një tubacioni për shkak të shirave të forta. Sipas Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë nuk bëhet fjalë për ujë me fekale, por vetëm për përmbajtje dherash, megjithatë, kjo bie në kundërshtim me denoncimet e qytetarëve.

Poll

MOS HUMB