Bujtan Kapaj
MEMALIAJ- Një shpërthim me tritol është raportuar në oborrin e banesës së Butjan Kapajt, kryetar i njësisë administrative Qesarat, Memaliaj. Nga pamjet filmike ka rezultuar se kanë qenë dy autorë, të cilët kanë zbritur nga një automjet tip “Range Rover”. Autorët dyshohet se kanë djegur automjetin që përdorën për ngjarjen në aksin rrugor “Krahës–Memaliaj" dhe më pas janë larguar nga vendngjarja në këmbë. Kapaj ka deklaruar para hetuesve se nuk ka konflikte me njeri dhe ka përjashtuar mundësinë që ngjarja të ketë lidhje me punën e tij si drejtues njësie administrative.
/ZËRI
Poll