Video

Tritol ‘Fushë-Kruje’ brenda burgut

Dy janë pistat kryesore ku po hetohet. E para se tritoli ishte vendosur si një tentativë për të shkaktuar trazira në burg dhe e dyta për një arratisje të mundshme.

f.g
Tritol ‘Fushë-Kruje’ brenda burgut
Foto Ilustruese

FUSHË KRUJË- Mbrëmjen e djeshme një sasi lënde eksplozivi shpërtheu brenda ambjenteve të burgut të sigurisë së lartë në Fushë-Krujë. Sipas burimeve, lënda eksplozive është hedhur tek gjeneratori. Raportohet se tritoli ka qenë artizanal i krijuar me nitrat. Dy janë pistat kryesore ku po hetohet. E para se tritoli ishte vendosur si një tentativë për të shkaktuar trazira në burg dhe e dyta për një arratisje të mundshme.

Dyshohet se lënda plasëse u hodh nga një person me kapuç nga jashtë ambientit të burgut. Fillimisht në Polici mbërriti një telefonatë se brenda rrethimit të burgut është dëgjuar një zhurmë e fuqishme, ndërsa në vendin ku ka ndodhur shpërthimi ndodhen disa gjeneratorë dhe kabina elektrike.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar dhe as dëme materiale.

Poll

MOS HUMB