Video

Turbulenca në ajër, 27 të plagosur brenda avionit

Për shkak të turbulencave, mbetën të plagosur 27 pasagjerë nga 325 që ishin nisur drejt Montevideos. 

k.m.
Turbulenca në ajër, 27 të plagosur brenda avionit
Pamje nga avioni

BRAZIL- Një aeroplan i "Air Europa", një Boeing 787-9 Dreamliner bëri një ulje emergjente sot në aeroportin Natal të Brazilit pasi përjetoi "turbulenca të rënda". Për shkak të turbulencave, mbetën të plagosur 27 pasagjerë nga 325 që ishin nisur drejt Montevideos. 

MOMENTI ME VIDEO:


Po ashtu, për shkak të këtyre turbulencave, avioni ndryshoi kurs dhe u ul normalisht në Brazil. Ministria e Jashtme e Uruguait tha se pasagjerët që kishin nevojë për trajtim mjekësor u dërguan në spitalin Monsinjor Valfredo Gurgel në Natal.

Turbulenca në ajër, 27 të plagosur brenda avionit

Një tjetër burim diplomatik, nga i njëjti vend, tha se jeta e asnjë pasagjeri nuk ishte në rrezik./ZËRI 

Poll

MOS HUMB