Video

U ekstradua nga Dubai, "i forti i Niklës" lihet në burg! 

Mediat bëjnë me dije se Bami nuk ishte i pranishëm në seancë, por u përfaqësua nga avokati i tij mbrojtës, i cili kërkoi zëvendësimin e masës me "arrest shtëpiak", por kërkesa u rrëzua nga trupa gjykuese.

zh.ll
U ekstradua nga Dubai, "i forti i Niklës" lihet në
durim bami

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur masën e sigurisë "arrest me burg" për Durim Bamin, i cili u ekstradua të enjten nga Dubai drejt Shqipërisë. Mediat bëjnë me dije se Bami nuk ishte i pranishëm në seancë, por u përfaqësua nga avokati i tij mbrojtës, i cili kërkoi zëvendësimin e masës me "arrest shtëpiak", por kërkesa u rrëzua nga trupa gjykuese. Gjatë shqyrtimit të masës së sigurisë, avokati i Bamit ngriti shqetësimin para trupës së gjyqtarëve, duke pretenduar se jeta e klientit të tij rrezikohet në ambientet e burgut 313. Një ditë më parë, mbrojtja e Bamit i kishte drejtuar Drejtorisë së Burgjeve një kërkesë për transferim në një institucion tjetër, duke pretenduar se në burgun aktual ndodhen persona që mund të rrezikojnë jetën e tij.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB