Video

U lirua nga amnistia, i dënuari i rikthehet 'vesit të vjetër' brenda 24 orëve

Policia e ka ndjekur mjetin nëpërmjet kamerave të sigurisë, duke zbuluar që ka hyrë në Luamalas, por deri më tani nuk e kanë arrestuar dot.

F.m
U lirua nga amnistia, i dënuari i rikthehet 'vesit të
Ardian Isufi

TIRANË- Ardian Isufi, një i dënuar për vjedhje që përfitoi nga amnistia dhe la dje qelinë e burgut të Drenovës, i është rikthyer vesit të vjetër pa kaluar 24 orë nga lirimi. Ai është shpallur në kërkim për vjedhje, pasi ka grabitur një mjet tip "Ford Fiesta", i cili ishte i parkuar, por ende i ndezur, në afërsi të shkollës “Raqi Qirinxhi” në Korçë. Isufi ka hyrë në mjet e më pas është larguar me shpejtësi në drejtim të Pogradecit. Policia e ka ndjekur mjetin nëpërmjet kamerave të sigurisë, duke zbuluar që ka hyrë në Luamalas, por deri më tani nuk e kanë arrestuar dot.

Poll

MOS HUMB