Video

Uji i ndotur në Tiranë, krimi ekonomik nis hetimet. Zyrtarët në SPAK

Përpos hetimit të nisur nga Krimi Ekonomik, pritet që ngjarja të ndiqet edhe nga SPAK pas kallëzimit të bërë ndaj Skerdi Drenovës, kreut të UKT-së dhe Drejtueses së Komanduar në Bashkinë Tiranë Anuela Ristani.

F.I
Uji i ndotur në Tiranë, krimi ekonomik nis hetimet. Zyrtarët
Foto Ilustruese

TIRANË- Pas një situate alarmante për banorët e zonës së Komunës së Parisit në Tiranë me ujin e ndotur, Krimi Ekonomik ka nisur një hetim në terren, ku po shqyrtohet çarja e tubacionit të nëndheshëm të ujit. Në pyetje është marrë Dorjan Korbeci, me detyrë Drejtor i Departamentit të Prodhimit dhe Shpërndarjes, i cili ka sqaruar se, në rrugën “Shaban Karaj”, si pasojë e amortizimit, është dëmtuar linja e furnizimit me ujë, duke sjellë si pasojë furnizim me turbullira.

Përpos hetimit të nisur nga Krimi Ekonomik, pritet që ngjarja të ndiqet edhe nga SPAK pas kallëzimit të bërë ndaj Skerdi Drenovës, kreut të UKT-së dhe Drejtueses së Komanduar në Bashkinë Tiranë Anuela Ristani. Denoncimi në Prokurorinë e Posaçme u bë nga gazetari Arsen Rusta, i cili ka kallëzuar kreun e Ujësjellës Kanalizime Tiranë si dhe kryetaren e komanduar të Bashkisë së Tiranës. Veprat penale për të cilën janë kallëzuar janë: shpërdorim detyre, ndotje e ujit, krim kundër njerzimit dhe vepra të kryera në bashkëpunim.

Poll

MOS HUMB