Video

Vangjel Tavo, kandidati i PS-së për Himarën

Si një kandidat i mundshëm përballë Tavos, është lakuar emri i djalit të Fredi Belerit.

F.m
Vangjel Tavo, kandidati i PS-së për Himarën
Vangjel Tavo

Vangjel Tavo do të jetë emri me të cilin Partia Socialiste do të garojë në zgjedhjet e pjesshme lokale në Himarë. Zgjedhjet janë dekretuar në datën 4 Gusht. Rama ka shkuar i bindur në mbledhje duke propozuar emrin e Vangjel Tavos përpara anëtarëve të Kryesisë, i cili më pas ka marrë dakortësinë e të gjithë anëtarëve. Tavo, një ish-deputet i LSI-së, u emërua disa muaj më parë në postin e prefektit të Vlorës. Pjesëmarrja e opozitës është ende në pikëpyetje, pasi ata e konsideruan shpalljen e datës 4 Gusht nga ana e Presidentit Bajram Begaj si antikushtetuese. Si një kandidat i mundshëm përballë Tavos, është lakuar emri i djalit të Fredi Belerit./ZËRI

Poll

MOS HUMB