
TIRANË- Dritan Goxhaj është përballur me përqafimet, ovacionet e mikpritjen e familjarëve dhe dashamirësve të tij, në momentin që ka dalë nga qelia. Me një çantë të zezë në duar, Goxhaj është filmuar teksa lë pas hekurat e 313-s dhe hidhet në përqafimin e atyre që mezi e prisnin. Gjithashtu, të afërmit i vendosin Goxhajt mbi supe dhe një flamur kuqezi.
Zëri.ai sjell për ju pamjet pa koment:
Ish-anëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj u lirua pasi Gjykata e Apelit të Tiranës ka vendosur kundër ekstradimit të tij. Ndaj Goxhajt ishte lëshuar një urdhër arrest nga Gjykata Speciale e Kosovës me seli në Hagë. I gjithë procesi ndaj Goxhajt është shoqëruar dhe me protesta të shumta nga ish-veteranët e UÇK-së, të cilët e konsideruan të paligjshëm arrestimin e tij. Goxhaj ishte rasti i parë i një arrestimi në Shqipëri me urdhër të gjykatës speciale.