Video

Vijon përplasja RAI3-Rama&Agaçi

Referuar akuzave që emisioni ka ngritur për sekretarin e tij, Ëngjëll Agaçin, Rama shkruan në një postim në X, se avokatët nuk janë profesionistë që mbrojnë shenjtorët, por persona që kanë probleme me ligjin.

F.m
Vijon përplasja RAI3-Rama&Agaçi
Edi Rama dhe Ëngjëll Agaçi

TIRANË- Vijon saga mes televizionit italian RAI 3 dhe kryeministrit Edi Rama e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi. Agaçi ka publikuar pyetje-përgjigjet me gazetarët italianë, ku është shprehur për punën e tij si jurist në Itali dhe për rolin që ka pasur në marrëveshjen për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë duke hedhur poshtë pretendimet e gazetarëve italianë, të cilët në episodin e parë të dokumentarit pretendonin se ai nuk u ishte përgjigjur. Agaçi ka kthyer përgjigje dhe për narkotrafikantin nga Vlora, Artur Shehu, për të cilin thotë se nuk ka qenë klienti i tij. Edhe kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish duke u shprehur se reportazhi i RAI3, ka qenë i mbushur me falsifikime për Shqipërinë. Referuar akuzave që emisioni ka ngritur për sekretarin e tij, Ëngjëll Agaçin, Rama shkruan në një postim në X, se avokatët nuk janë profesionistë që mbrojnë shenjtorët, por persona që kanë probleme me ligjin. Kreu i qeverisë shqiptare pretendon se i gjithë dokumentari është një sulm që po i bëhet kryeministres Giorgia Meloni, në kurriz të shqiptarëve. Rama është ndalur dhe te akuzat e RAI3, në drejtim të vëllait të tij, Olsi Rama për të cilin thotë se ka hapur një proces gjyqësor, në lidhje me pretendimet se është i përfshirë në dosjen Xibraka dhe se është objekt i drejtësisë në vendin tonë, vërtetimi apo rrëzimi i këtyre pretendimeve.

 

Poll

MOS HUMB