
Foto nga vendngjarja
TIRANË- Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen “Skënderbeg” të Shkodrës, ku rreth orës 19:30, një i mitur 15-vjeçar u qëllua për vdekje me thikë gjatë një konflikti për motive të dobëta në zonën e Fermentimit. Emiljano Gjoni ndërroi jetë në spital, për shkak të plagës që mori në zemër. Në pranga ka përfunduar autori Klodian Kolbuçaj, i cili pretendon se viktima e kishte plagosur në sup, ndaj ai i kishte marrë thikën nga dora dhe e kishte goditur. Kolbuçaj ka thënë në polici se njihej me viktimën dhe se ngjarja ka ndodhur pas një grindjeje mes tyre.
Poll