
Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku
TIRANË- Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori i humorit Bes Kallaku janë fotografuar sot në ambientet e Gjykatës së Tiranës, në pritje të seancës, pas kërkesës që kanë paraqitur për tu divorcuar. Një nga çështjet që mban pezull divorcin e çiftit është ndarja e pasurisë që ata kanë, dhe seanca e sotme ka qenë pikërisht për mënyrën se si do të bëhet përpjestimi i pronave. Si Xhensila ashtu edhe Besi kanë qenë të shoqëruar me avokatët e tyre mbrojtës. Prej muajsh ata jetojnë të ndarë. Asnjëri prej tyre nuk ka bërë një reagim publik në lidhje me ndarjen dhe arsyet që i çuan drejt divorcit, ndërkohë që nuk kanë munguar thumbat mes njëri tjetrit, edhe në projektet e tyre muzikore.
Poll