Video

Xhovana publikon kërcënimet e Dumanit

Në videon e publikuar nga Nikolli, Dumani dëgjohet duke kërcënuar dy motrat, të cilave iu kërkon që të mos flasin më për të.

F.I
Xhovana publikon kërcënimet e Dumanit
Xhovana Nikolli dhe Nuredin Dumani

TIRANË-Giovanna Nikolli, e dashura e Amarildo Nikolli (Xhanej) i cili ndodhet në burg i akuzuar si vrasës me pagesë, nuk ka ndërmend që të ndalet me akuzat e saj kundrejt Nuredin Dumanit. Në një postim të bërë së fundi në profilin e saj në TikTok, Nikolli pretendon se ka marrë mesazhe kërcënuese nga Dumani, njësoj si dhe motra e saj, të cilës i penduari i drejtësisë në një prej sms-ve i përmend se i di dhe vendndodhjen e shkollës së vajzës. Nikolli ka bashkëngjitur një zë, ku dëgjohen kërcënimet, të cilat pretendon se i janë bërë nga Dumani. E reja nga qyteti i Lezhës shkon më tej me denoncimin e saj, kur thotë se këto prova i kanë dorëzuar në prokurorinë e posaçme pas shpërthimit me tritol, por sipas saj prokurorët kanë tentuar që t’i zhdukin, duke marrë në mbrojtje Dumanin. Në videon e publikuar nga Nikolli, Dumani dëgjohet duke kërcënuar dy motrat, të cilave iu kërkon që të mos flasin më për të. Giovanna dhe motra e saj, Alda jetonin së bashku në banesën në Elbasan ku ndodhi shpërthimi mëngjesin e së dielës, 14 korrik.

Pas ngjarjes ato hodhën akuza në drejtim të Dumanit, por edhe Prokurorisë së Posaçme, pasi sipas tyre i penduari i drejtësisë ka trajtim preferencial në ambientet e burgut, dhe merr vendime dhe për të dënuarit e tjerë./ZËRI

Poll

MOS HUMB