Aktualitet

Vila e Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli paraqitet në SPAK

Carapulit i është komunikuar vendimi për mbylljen e hetimeve, një javë pasi u njoh zyrtarisht me akuzën për "pastrim parash".

zh.ll
Vila e Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli paraqitet
pandeli carapuli ne spak

TIRANË- Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur në ambientet e SPAK, në kuadër të hetimeve që lidhen me dosjen e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Carapulit i është komunikuar vendimi për mbylljen e hetimeve, një javë pasi u njoh zyrtarisht me akuzën për "pastrim parash".

Paraqitja e Carapulit lidhet konkretisht me hetimet për një vilë  145 mijë euro në kompleks turistik në pronësi të tij, "White Rocks" në Dhërmi. Paraprakisht dyshohet se Balluku ka përfituar një vile luksoze nga Pandeli Carapuli që sipas SPAK duket se është dhënë në këmbim të një tenderi të përfituar nga Balluku në kohën kur kjo e fundit drejtonte AlbControll. /ZËRI

MOS HUMB