Aktualitet

33 mln dëm shtetit! SPAK mbyll hetimet për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshi

Roshi u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme, për akuzën e shpërdorimit të detyrës, gjatë kohës që ka qenë në drejtimin e bashkisë së Kavajës.

F.I
33 mln dëm shtetit! SPAK mbyll hetimet për ish-kryebashkiakun e
Elvis Roshi

TIRANË-Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për ish-kryebashkiakun socialist të Kavajës, Elvis Roshi. Ky i fundit është paraqitur në ambientet e SPAK, ku iu komunikua mbyllja e hetimeve, ndërsa dosja pritet të kalojë për gjykim. Në qershor të 2025, Roshi u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme, për akuzën e shpërdorimit të detyrës, gjatë kohës që ka qenë në drejtimin e bashkisë së Kavajës.

Roshi është marrë i pandehur pas një kallëzimi të Këshillit të Lartë të Shtetit, gjatë auditit të vitit 2013-2014, në kohën kur mbante postin e kryebashkiakut të Kavajës. Nga hetimet u gjetën disa parregullsi në fushën e Urbanistikës dhe prokurimeve të fondeve publike me dëm ekonomik në vlerën 33 milion lekë. Më herët Gjykata e Durrësit kishte pushuar procedimin penal ndaj ish-kryebashkiakut socialist. 

Më herët, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi, i është sekuestruar telefoni si pjesë e hetimeve për krime zgjedhore./ZËRI

Poll

MOS HUMB