POGRADEC-Një ngjarje e rëndë u regjistruar pasditen e djeshme (19 mars) në qytetin e Pogradecit, ku një vajzë 11-vjeçare është sulmuar nga qeni i fqinjit në lagjen nr. 4, në hyrje të lagjes “Goricë”. Qeni i fqnjit jo vetëm që e kafshoi të miturën por edhe e tërhoqi zvarë për disa metra.
11-vjeçarja u dërgua në spital, mori trajtim dhe më pas u kthye në banesë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit vijojnë. Policia ndërkohë ka referuar rastin në Prokurorinë e qytetit, ku ndaj pronarit të qenit, rëndon akuza për “braktisje të kafshës së shoqërimit”, pasi dyshohet se nuk ka mbajtur nën kontroll kafshën, e cila ka dalë nga rrethimi i oborrit dhe ka sulmuar vajzën.
'Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën “Braktisja e kafshës të shoqërimit” për shtetasin K. Ç., 39 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 5, Pogradec, kafsha e tij shtëpiake (qen) dyshohet se ka dalë nga rrethimi i oborrit të banesës së 39-vjeçarit dhe ka dëmtuar një 11-vjeçare, e cila pasi mori mjekim ne spital u largua në banesë,"-njofton policia.
Ndërkohë banorët e lagjes për ZËRI-n, janë shprehur se situata është e përsëritur dhe është kthyer në një shqetësim serioz për të gjithë. Banori deklaron se edhe pse janë ankuar pronari nuk kishte marrë masa dhe rrëfen se e njëjta skenë kishte ndodhur edhe para 3 javësh, ku qeni i tij sërish kishte dali nga oborri i shtëpisë, duke krijuar panik e frikë mes banorëve.
"Jam nje komshi ne lidhje me kte rast te ndodhur tek lagja 5 rruga unaze dhe un raportoj se kjo situate me kte qen ka qen problematike prej kohesh dhe duke u kthyer ne nj shqetesim per te gjith banoret e ksaj lagjeje por pavarsisht ankesave dhe apeleve te perseritura , pronari i qenit nuk ka marre masa per te parandaluar rrezikun. Po ju bej me dija se dhe para 3 java esht e njejta situate ku qeni i tij ka dale nga rrethi i shpis te tij dhe na ka tromatizuar te gjithve si banore te ksaj lagjeje ju lutem merrni masa per kte problem pasi vetm tek ju mund te gjejm zgjidhje. Ju lutem anonim,"-denoncon në redaksinë e ZËRI-t banori.