Aktualitet

17-vjeçarja i dha fund jetës në banesën e saj, merren në pyetje mbi 100 persona

Dyshimet se vajza e mitur kishte lënë një letër ku shkruante se bullizohej nga shokët dhe shoqet e shkollës ende nuk ka një konfirmim.

F.I
17-vjeçarja i dha fund jetës në banesën e saj, merren
Irsa Muçollari

GJIROKASTËR-Shkaqet e vetëvrasjes së gjimnazistes në Gjirokastër mbeten ende mister. Mbi 100 persona janë marrë në pyetje nga oficerë të policisë gjyqësore pas vetëvrasjes së 17-vjeçares në Gjirokastër. Pjesë e marrjes në pyetje kanë qenë stafi pedagogjik, drejtues të institucionit e zyrës arsimore si edhe nxënës të gjimnazit Siri Shapllo.

Dyshimet se vajza e mitur kishte lënë një letër ku shkruante se bullizohej nga shokët dhe shoqet e shkollës ende nuk ka një konfirmim. Madje, as në deklaratat e bëra para oficerëve të policisë gjyqësore, mësuesit dhe shokët e klasës nuk e kanë pranuar që Irsa bullizohej në shkollë.

Prokuroria e Gjirokastrës tashmë ka një akuzë të ngritur për humbjen e jetës së adoleshentes. 17-vjeçarja i dha fund jetës duke u vetëvarur në banesën e saj. Kanë qenë familjarët të cilët kanë gjetur trupin e pajetë të së resë e cila ndërmori këtë akt ekstrem.

Regjistrimi për vetëvrasjen është bërë për veprën ‘shkaktimi i vetëvrasjes’, pasi dyshohet se e reja i dha fund jetës në banesën e saj, për shkak se bullizohej. Dyshimet nisën nga fakti se në sendet personale të vajzës, familjarët gjetën një letër të shkruar në anglisht, pa datë, në të cilën ajo rrëfente dhimbjen që përjetonte për shkak se bullizohej për pamjen e saj të jashtme.

Gjirokastra u trondit dy ditë më parë nga vetëvrasja e 17-vjeçares, Irsa Muçollari, e cila dyshohet se i dha fund jetës për shkak të bullizmit të vazhdueshëm që përjetonte në shkollë. Adoleshentja e kreu aktin tragjik në dhomën e saj./ZËRI

Poll

MOS HUMB