Politikë

"Janë grupe që vijnë nga jashtë në shkolla", Kumbaro: Kemi ngritur ekip psikologësh për fëmijët

Ministrja u shpreh se në shkolla shkon një grup të huajsh që tentojnë të prekin gjimnazistët dhe studentët.

F.I
"Janë grupe që vijnë nga jashtë në shkolla",
Mirela Kumbaro

TIRANË-Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro së bashku me kryeministrin Edi Rama, në takim me drejtorët e shkollave, ka deklaruar se komunikimi me nxënësit dhe familjet e tyre është thelbësor për përballimin e protestave. Kumbaro deklaroi se është ngritur një ekip psikologësh për fëmijët, ndërsa u shpreh se në të gjitha shkollat po vijon mësimi normalisht. Ministrja u shpreh se në shkolla shkon një grup të huajsh që tentojnë të prekin gjimnazistët dhe studentët.

Mirela Kumbaro: Çdo orë që u’a merr dhuna, janë orë të rrëmbyera nga jeta e këtyre fëmijëve. Komunikimi është çelësi i suksesit. Kemi ngritur një ekip psikologësh që duhet të jenë në dispozicion të familjeve dhe prindërve. Çdo moment është një traum për ta dhe ne nuk do të lejojmë që ata ta kenë në historikun e jetës së tyre. Duke folur për Tiranën, ku kemi edhe problematikën më të madhe, në të gjitha shkollat e tjera ka vijuar procesi i mësimit normalisht, me shumë pak episode. Janë grupe që vijnë nga jashtë oborrit të shkollave që tentojnë të prekin stabilitetin dhe të krijojnë turbullira.

Poll

MOS HUMB