Aktualitet

34 vatra zjarri në 24 orë, 5 ende aktive, Tirana dhe Dibra në 'flakë'

Në qarkun e Dibrës, zjarret vijojnë të jenë aktive në Qafë të Helmës, Vajkal, Sllatinë dhe Komsi.

F.I
34 vatra zjarri në 24 orë, 5 ende aktive, Tirana dhe Dibra në
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Ministria e Mbrojtjes ka publikuar bilancin e fundit mbi situatën e zjarreve në vend, duke bërë me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 34 vatra zjarri nga të cilat 5 janë aktive dhe 2 në monitorim.  Vatrat aktive janë kryesisht në qarqet Tiranë dhe Dibër, ku në Malin e Dajtit, pas riaktivizimit të tre vatrave, vijojnë ndërhyrjet nga 25 forca zjarrfikëse dhe të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, si dhe 20 efektivë të Forcave të Armatosura.

Ndërkohë në qarkun e Dibrës, zjarret vijojnë të jenë aktive në Qafë të Helmës, Vajkal, Sllatinë dhe Komsi. Në Vajkal janë aktualisht të angazhuar 61 forca, përfshirë 30 efektivë të FA-së, ndërsa në Sllatinë operojnë 78 forca; në Komsi janë angazhuar edhe 25 efektivë të FA-së.

NJOFTIMI:

Ministria e Mbrojtjes - informim mbi situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e vendit janë raportuar 34 vatra zjarri, nga të cilat 5 mbeten aktive dhe 2 janë nën mbikëqyrje.

Për menaxhimin e situatës janë angazhuar në total 481 forca operacionale dhe 44 automjete zjarrfikëse. Në mbështetje të strukturave vendore janë angazhuar gjithashtu 105 efektivë të Forcave të Armatosura, 2 automjete zjarrfikëse të FA-së, 3 helikopterë dhe 1 avion AIR TRACTOR.

Vatrat aktive janë të përqendruara në qarqet Tiranë dhe Dibër.

Në Malin e Dajtit vijon puna pas riaktivizimit të tre vatrave, me angazhimin e 25 forcave zjarrfikëse/AZM dhe 20 efektivëve të FA-së.

Në qarkun Dibër aktive mbeten vatrat në Qafë të Helmës, Vajkal, Sllatinë dhe Komsi.

Në Vajkal janë aktualisht të angazhuar 61 forca, përfshirë 30 efektivë të FA-së, ndërsa në Sllatinë operojnë 78 forca; në Komsi janë angazhuar edhe 25 efektivë të FA-së. Sipas raportimit, nuk ka rrezik për zonat e banuara në këto vatra.

Në Elbasan, vatrat në Malin e Dardhës dhe Malin e Qukësit janë nën mbikëqyrje dhe nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.

Gjatë ditës së djeshme pati ndërhyrje të konsiderueshme edhe në Tërbaç, Vranisht të Himarës, ku u angazhuan forca tokësore, 2 helikopterë dhe 1 AIR TRACTOR, si dhe në Xhyrë të Librazhdit, ku ndërhyri edhe 1 helikopter i FA-së; të dyja vatrat janë deklaruar të fikura.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.

Poll

MOS HUMB