Aktualitet

MISTER fati i Eglant Koçit, 34-vjeçari dyshohet se është ekzekutuar nga shoku i tij

Shoku i tij ka zhdukur trupin duke e transportuar me një makinë

F.I
MISTER fati i Eglant Koçit, 34-vjeçari dyshohet se është
Eglant Koçi

TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur lidhur me zhdukjen e 34-vjeçarit Eglant Koçi në Tiranë më datë 4 qershor. Koçi dyshohet se është ekzekutuar nga shoku i tij, Armand Shakaj. Ky i fundit është shpallur në kërkim nga Policia, pasi dyshohet se ka mbajtur peng Koçin.

Nga kontrollet e policisë në terren dhe pamjet e kamerave të sigurisë, policia ka gjetur prova që shtojnë dyshimet se 34-vjeçari është vrarë dhe se shoku i tij ka zhdukur trupin duke e transportuar me një makinë, shkruan Topchannel. Pas vëzhgimit të kamerave të sigurisë, Policia zbuloi se Koçi për herë të fundit është parë në lokalin e 41-vjeçarit, në zonën e 'Sheshi Wilson' drejt Bulevardit Zhan D’Ark, nga ku nuk doli më.

Enea Zyferi i cili u arrestua nga blutë, punonte kamarier në lokalin e Shakaj. Zyferi dyshohet të ketë qenë dëshmitar i vrasjes së Koçit. Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se Armand Shakaj për të fshehur gjurmët, ka lëvizur motorin e viktimës nga zona ku ndodhi krimi drejt 5 Majit, ku u gjet dy ditë pas krimit.

MISTER fati i Eglant Koçit, 34-vjeçari dyshohet se është
Eglant Koçi

Koçi rezultonte i punësuar në një mobileri, por policia dyshon se ai ishte i përfshirë në aktivitetin e kriptomonedhave, që është një ndër pistat hetimore mbi të cilat është fokusuar policia.Policia po vijon kërkimet për gjetjen e trupit të të riut.

Poll

MOS HUMB