Aktualitet

U shoqërua së bashku me disa protestues të tjerë, lirohet Arben Kola: Nuk u ushtrua presion...bëra thirrjen 'Rama i pabesë'

Uniformat blu kanë shoqëruar një nga organizatorët e protestave të “Revolucionit Flamingo”, Arben Kolën.

l.k
U shoqërua së bashku me disa protestues të tjerë, lirohet
Momente nga shoqërimi i Arben Kolës

TIRANË- Kanë nisur pak minuta më parë përplasjet mes Policisë dhe protestuesve, në perimetrin pranë Kuvendit, ku po mbahet seanca e fundit plenare. Gjatë tensioneve, uniformat blu kanë shoqëruar një nga organizatorët e protestave të “Revolucionit Flamingo”, Arben Kolën. Mësohet se Kola ka tentuar të çajë kordonin e efektivëve të Policisë.

Pas daljes nga ambientet e Policisë, Kola dha një prononcim për News24, ku tha se shoqërimi i tij erdhi ndërsa po bënte thirrjet e zakonshme të protestës.

“Thjesht po bëja thirrjet tona të zakonshme. Thirrjet ishin: ‘Ju me gaz, ne me vezë’, ‘Edi Rama i pabesë’. Si duket u bënë xhelozë. Nuk thanë asgjë. ‘Pse ke dalë, ligji ky e ligji ai’, siç janë akuzat që policia përdor për të shantazhuar protestuesit. Nuk u ushtrua presion,"- u shpreh Kola.

Po ashtu, në komisariat janë shoqëruar edhe disa protestues të tjerë.

U shoqërua së bashku me disa protestues të tjerë, lirohet
Pamje nga ngjarja

Protesta vijon para Kuvendit dhe kishte nisur që prej orës 08:30 të mëngjesit të sotëm./ZËRI

Poll

MOS HUMB