Aktualitet

VD- Ajola Xoxa lë "Harabelin" pas 8 orësh kontroll nga BKH

Në videon e mëposhtme, shihet automjeti i saj, i cili del nga ambientet e parkimit pranë galerisë.

k.m.
VD- Ajola Xoxa lë "Harabelin" pas 8 orësh kontroll nga BKH
Mjeti i Ajola Xoxës

TIRANË- Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Ajola Xoxa ka dalë gjatë orëve të vona të pasdites së sotme nga ambientet e galerisë "Harabel". Siç duket edhe nga videoja e mëposhtme, Xoxa është kthyer në banesën e saj, pas 8 orësh kontroll nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimeve. Në videon e mëposhtme, shihet automjeti i saj, i cili del nga ambientet e parkimit pranë galerisë.

MOMENTI ME VIDEO: 

Çfarë ndodhi sot me Veliajn?

Teksa kryebashkiaku ndodhej për një vizitë zyrtare 2 ditore në Hamburg, Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit janë paraqitur sot në banesën e Veliajt për të sekuestruar celularin e bashkëshortes së tij Ajola Xoxa. Më pas, së bashku me vetë Xoxën janë paraqitur edhe në galerinë e saj, “Harabel”, për të ushtruar kontroll. Pavarësisht se pas interesit të mediave, ka pasur një sqarim nga SPAK lidhur me atë që po ndodh. Sipas Prokurorisë së Posaçme, po kryen hetime për një çështje, por nuk japin detaje të tjera./ZËRI

Poll

MOS HUMB