Aktualitet

Akademia diplomatike/ Pr.ligji në Kuvend: Të gjithë diplomatët në provim! Kush ngel...

Të gjithë diplomatët duhet të përballojnë testin nëse duan ta ruajnë vendin e punës e këtu nuk bëjnë përjashtim as ata që kanë një karrierë të gjatë dhe grada në shërbimin e jashtëm.

k.m.
Akademia diplomatike/ Pr.ligji në Kuvend: Të gjithë
Foto ilustruese

TIRANË- Brenda një viti, të gjithë diplomatët që shërbejnë në emër të Republikës së Shqipërisë do të duhet që të kalojnë në testim njohuritë e tyre. Të gjithë diplomatët duhet të përballojnë testin nëse duan ta ruajnë vendin e punës e këtu nuk bëjnë përjashtim as ata që kanë një karrierë të gjatë dhe grada në shërbimin e jashtëm.

“Brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të gjithë diplomatët në shërbim duhet t’i nënshtrohen një testimi të detyrueshëm për të verifikuar aftësitë e tyre. Procedurat dhe kriteret e testimit do të përcaktohen me akt nënligjor.”

E gjitha ka nisur nga një projektligj për Shërbimin e Jashtëm, i depozituar në Kuvend. Projektligji i propozuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, parashikon të forcojë kriteret profesionale për rekrutimin e diplomatëve të karrierës. Por Akademia Diplomatike, do të shërbejë edhe për të trajnuar diplomatët e rinj. Në projektligj sqarohet se Akademia diplomatike, do të jetë jo vetëm në shërbim të rritjes profesionale të diplomatëve, por edhe si një strukturë që do të ofrojë kurse dhe trajnime në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare.

PJESË NGA PROJEKTLIGJI: 

Akademia Diplomatike

Akademia diplomatike/ Pr.ligji në Kuvend: Të gjithë

1. Akademia Diplomatike, në vijim referuar si “AD”, është qendër e zhvillimit të karrierës diplomatike. AD-ja nuk i nënshtrohet legjislacionit në fuqi për arsimin e lartë.
2. AD-ja ofron formim profesional për diplomatët dhe për çdo individ tjetër, vendas apo të huaj, që dëshiron të ndjekë programet studimore dhe trajnuese që ajo ofron.
3. AD-ja ka si mision organizimin e kurseve të kualifikimit dhe testimeve periodike për diplomatët e karrierës, duke kontribuuar në avancimin e karrierës së tyre dhe zhvillimin e aftësive të nevojshme profesionale

Për këtë "shkollë", shteti do të paguajë rreth 350 mijë euro në vit për bordin drejtues të Akademisë Diplomatike, ekspertë për formimin fillestar të diplomatëve të rinj, trajnime dhe kërkime. Por nuk ka asnjë detaj sesi do të bëhet testimi për të gjithë diplomatët dhe kur  do të nisë faza e "provës"; apo sa herë do të testohen gjatë karrierës së tyre diplomatët. 

“Kjo iniciativë e re ligjore do të ofrojë një shërbim të jashtëm modern, efikas, i cili do të duhet t’u përgjigjet detyrave të ngarkuara nga Kushtetuta dhe nga programet e qeverive. Periudha gati dhjetëvjeçare që nga miratimi i ligjit në fuqi ka bërë të domosdoshëm rishikimin edhe të këtij akti me synim për ta përshtatur me sfidat e reja, me të cilat përballet politika e jashtme e shtetit shqiptar,”-shkruhet ndër të tjera në projektligj.

Për ata që "mbesin" në klasë?

Në këtë pikë, është shumë e qartë.

“Nëse kandidati nuk plotëson kërkesat, apo nuk kalon me sukses testimin, marrëdhënia e punës në Shërbimin e Jashtëm përfundon.”/ZËRI

PROJEKTLIGJI I MEPJ

Dokumenta bashkëngjitur

Poll

MOS HUMB