Aktualitet

FT+VD/ Shpërndanin drogëra të forta në Mykonos, në pranga 3 shqiptarë, njëri prej tyre nën hetim nga SPAK

Gjatë aksionit, njëri prej tre anëtarëve të grupit u përpoq të arratisej, madje dhe bëri rezistencë të fortë, por u ndalua.

k.m.
FT+VD/ Shpërndanin drogëra të forta në Mykonos, në
Pamje nga droga e sekuestruar

GREQI- Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e Policisë greke në një operacion të gjerë anti-drogë të zhvilluar në ishullin e Mykonos. Sipas mediave greke, departamenti i Sigurisë dhe të Huajve i Nëndrejtorit të Policisë së Mykonosit shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e së cilës ishin aktivë në trafikimin e sasive të mëdha të drogës në ishullin e Mykonosit. Gjatë aksionit, njëri prej tre anëtarëve të grupit u përpoq të arratisej, madje dhe bëri rezistencë të fortë, por u ndalua.

Por po ashtu zbulohet se një prej tyre ishte në kërkim, për organizatë kriminale, armë, drogë, por identiteti i tij nuk është bërë me dije nga mediat greke. Sipas "TopChannel", ai është shpallur në kërim nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Nga hetimet u zbulua se që nga maji i vitit 2025, të tre shqiptarët kishin trafikuar sasi kokaine, kokaine rozë, kanabis dhe tableta droge në të gjitha zonat e Mykonosit. Ata ishin vendosur në tre banesa me qira, ngjitur me njëra-tjetrën, të cilat i përdorën si "strehëza", por lëndën narkotike e ruanin në lokale. 

FT+VD/ Shpërndanin drogëra të forta në Mykonos, nëFT+VD/ Shpërndanin drogëra të forta në Mykonos, në

Ata udhëtonin me automjete ose me motoçikletë në disa zona të ishullit, ku ua shisnin substancat "klientëve" të tyre. Për të shmangur zbulimin e tyre, gjatë trafikimit të substancave, një anëtar i organizatës qëndronte jashtë banesave duke vepruar si roje.

FT+VD/ Shpërndanin drogëra të forta në Mykonos, nëFT+VD/ Shpërndanin drogëra të forta në Mykonos, në

Nga kontrollet e kryera, me ndihmën e një qeni policie, u gjetën dhe u sekuestruan:

-932.22- gram kokainë,
-7- gram kokainë rozë,
-899- gram kanabis,
-1.4- gram metamfetaminë kristalore,
-93- tableta narkotike,
-5,060- euro,
- një revolver,
-10- fishekë,

Nga shitja e kësaj lënde narkotike do të përfitohej shumë prej 100,000 eurosh. Të arrestuarit do të dalin para Prokurorisë, ndërsa vazhdojnë hetimet për të zbuluar anëtarët e tjerë të grupit, pasi dyshohet se shqiptarët nuk kanë vepruar të vetëm./ZËRI

Poll

MOS HUMB