MIRDITË- Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së premtes në zonën e Fanit, në Mirditë, ku janë përfshirë gjashtë të mitur, të gjithë kushërinj me njëri-tjetrin. Këta të fundit, mësohet se po udhëtonin me një automjet që përfundoi jashtë kontrollit dhe u përplas me një shtyllë ndriçimi.
Nga informacionet paraprake, në timon dyshohet se ishte një 16-vjeçar, i cili kishte marrë automjetin pa leje dhe për shkaqe që ende nuk janë përcaktuar, ai ka humbur kontrollin e makinës, duke shkaktuar aksidentin. Si pasojë e përplasjes, të gjashtë të miturit kanë mbetur të plagosur.
Dyshohet se një 12-vjeçare se ka pësuar dëmtime më të rënda, me frakturë në zonën e legenit, ndërsa 2 të tjerë kanë marrë fraktura në duar dhe këmbë. Katër të miturit e tjerë kanë pësuar dëmtime të ndryshme.
Sipas burimeve, pas aksidentit, të plagosurit u transportuan fillimisht për ndihmë mjekësore dhe më pas drejt spitaleve në Tiranë për trajtim më të specializuar, ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe grupi hetimor mbërritën në vendngjarje dhe nisën hetimet për të sqaruar dinamikën e aksidentit. Ndërkohë, 16-vjeçari është proceduar nga autoritetet, ndërsa vijon puna për përcaktimin e plotë të përgjegjësive dhe shkaqeve që çuan në përplasjen./ZËRI