Aktualitet

Aksident i rëndë në Lushnje, 30-vjeçari në gjendje kritike për jetën (foto+emri)

Nga përplasja ka marrë plagë të rënda drejtuesi i motorit, i cili për pasojë ka përfunduar në spital

E.K
Aksident i rëndë në Lushnje, 30-vjeçari në gjendje
Pamje nga vendi i ngjarjes

LUSHNJË- Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të premte në unazën e qytetit të Lushnjës. Një motoçikletë është përplasur me një mjet i cili po dilte nga një biznes.

Përplasja tepër e fortë dhe Marjus Doksani rreth të 30- tave, është transportuar me urgjencë në gjendje kritike për jetën.

Policia e qarkullimit rrugor dhe patrullat e policisë në vendngjarje.

Unaza e qytetit të Lushnjes është bërë shpesh burim aksidentesh të tilla pasi ka shumë biznese përgjatë saj.

Poll

MOS HUMB