VLORË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një 42-vjeçar ka humbur jetën, teksa ishte duke luajtur kalçeto në fshatin Novoselë. Sipas të dhënave paraprake, shtetasi B. R., rezident në Gjermani, u godit nga topi në kraharor dhe humbi jetën gjatë transportit për në spital, ku dyshohet se ka pësuar atak kardiak.
NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet për vlerësim, pasi më datë 25.12.2025, në kalçeton e fshatit Novoselë, shtetasi B. R., 42 vjeç, banues në Vlorë, rezident në shtetin e Gjermanisë, gjatë një loje futbolli, pasi topi e ka goditur në pjesën e kraharorit, është rrëzuar dhe gjatë transportit për në spitalin e Vlorës ka ndërruar jetë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka pësuar atak kardiak. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.