Aktualitet

Aksident në një minierë në Bulqizë, policia: Minatori ra në furnelën e kromit, po punohet për lokalizimin e 40-vjeçarit

Sipas njoftimit paraprak të Policisë, minatori I. K., 40 vjeç, me detyrë brigadier në një subjekt privat, dyshohet se ka rënë në një furnel gjatë procesit të punës dhe është mbuluar nga materiali i kromit.

zh.ll
Aksident në një minierë në Bulqizë, policia: Minatori
foto ilustruese

BULQIZË- Një aksident në punë është regjistruar mesditën e kësaj të shtune në një galeri kromi në zonën e Tërnovës së Madhe, në Bulqizë.

Sipas njoftimit paraprak të Policisë, minatori I. K., 40 vjeç, me detyrë brigadier në një subjekt privat, dyshohet se ka rënë në një furnel gjatë procesit të punës dhe është mbuluar nga materiali i kromit.

ekipet e kërkim-shpëtimit dhe shërbimet e Policisë po punojnë për lokalizimin dhe nxjerrjen e 40-vjeçarit, ndërsa grupi hetimor po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisw:

Bulqizë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:00, në vendin e quajtur Tërnovë e Madhe, bashkia Bulqizë, shtetasi I. K., 40 vjeç, banues në Burrel, me detyrë minator/brigadier në një subjekt privat, dyshohet se ka rënë në një furnel gjatë procesit të punës.

Paraprakisht dyshohet se 40-vjeçari është mbuluar nga materiali i kromit. Shërbimet e kërkim-shpëtimit dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë punën për lokalizimin dhe nxjerrjen e tij.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB