Sara Brugentelli dhe Kleo Vrioni
DURRËS-Personat në foto janë dy nga viktimat e aksidentit tragjik që ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit në Manzë të Durrësit. Konkretisht drejtuesi i mjetit 25-vjeçari Kleo Vrioni, dhe pasagjerja italiane Sara Brugentelli. Dyshja ishin martuar vetëm disa ditë më parë (të dielën).
Sipas informacioneve paraprake të rinjtë kishin qenë në një lokal nate në Maminas dhe po ktheheshin. Makina ka humbur kontrollin dhe është përplas me një bordurë betoni në një rrugë dytësore. Veç çiftit si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë edhe një 15 vjeçar, ndërsa dy pasagjerët e tjerë kanë mbetur të lënduar.
Poll