KSAMIL-Pas vrasjes së turistit portugez 20-vjeçar, Luis Miguel Varela Mendez, i cili u gjet i pajetë në shezlonët e plazhit 'Principotes' në Ksamil, denoncimet kanë vërshuar lidhur me aktivitetin e loklait luksoz, i cili ndodhet në një nga zonat më të shtrenjta dhe elitare të jugut.
Bekim Bulica, 36 vjeç, pronari i 'Principotes' është shpallur në kërkim lidhur me vrasjen, pasi nga hetimet rezulton se ai ndodhej në vendin e ngjarjes dhe më pas është larguar me qëllim shmangien e hetimit. ZËRI riktheu në vëmendje një ditë më parë të kaluarën e errët të Bulicës, të përfshirë në trafik droge në Paris, tentativë vrasje, kanosje, armëmbajtje pa leje, dhunë ndaj efektivëve dhe pastrin parash. Nga dokumentet e shqyrtuara u zbulua se 'Principotes' është në emër të nënës së Bulicës, 70-vjeçares Kade Bulica. Lokali luksoz është themeluar në janar 2022, me kapital fillestar vetëm 100 lekë.
Por skandali nuk mbaron këtu, pasi ndërtesa dhe resorti 'Principote' janë ndërtuar pa leje dhe në pronë private. Vetë pronarët në letra, kanë denoncuar vjedhjen e tokës në Prokurorinë e Sarandës. Në dokumentet e dhëna për faqen Lol Albania, thuhet se
"Sipas dokumentave Kadastrale (arkivore) te origjines se prones, rezulton se prona eshte nje siperfaqe trualli e lire e kthyer me Vendimin nr.321 te Kthimit dhe kompensimit te pronave me sieprfaqe 8800 m2 ne pronesi te Selfo Çoçoli dhe trashegimtareve te tij. Nje nga te drejtat qe kane pronaret e nje pasuries eshte edhe mbrojtja e kesaj te drejte nga ana e Organeve Ligjzbatuese ne rastin konkret eshte organi i Prokurorise tek i cili po kerkohet nje mebshtetje per te vene ne vend te drejten qe po i mohoet pronareve te ligjshem me pa te drejte. Cdo vendim i dhene nga Komisioni i kthimit dhe kompensimit te pronave i cili nuk eshte ankimuar brenda afateve ligjore merr forme te prere i cili eshte i detyrueshem per te gjithe subjektet madje nuk mund te kufizohet as per hir te interesave publik fakt i cili eshte mbeshtetur dhe nga vendimi nr.27, date 26.05.2010 i Gjykates Kushtetues.
Ne te gjitha keto dokumenta te cilat jane vene ne dispozicion nga Institucionet shteterore keto prona rezultojne te lira gje e cila bie ndesh me verifikimin ne terren te kryer nga ana jone pasi kemi konstatuar qe nje pjese e konsiderueshme e kesaj siperfaqeje eshte zaptuar ne menyre te padrejte nga subjekti "PRINCIPOTES" shpk i cili ka si objekt te veprimtarise: Ofrimin e sherbimeve ne fushen e Bar-Kafe, Restorant, Hotel, Mirmbajtje Plazhi, Club dhe Parking. Ajo qe ne konstatojme eshte qe ky subjekt ka pervetesuar dhe po posedon ne menyre te padrejte nje prone te ndertuar mbi nje siperfaqe toke e cila ka pronare dhe nuk eshte nje toke djerr, e drejta e pronesise eshte nje e drejte e fituar me ligj qe ne asnje moment nuk shuhet pervec rastit kur vete pronaret e saj vendosin te transferojne tagrat e tyre te pronesise."



Teksa pronarët i janë drejtuar Gjykatës ende nuk është marrë asnjë masë dhe resoti vijon aktivitetin e tij.

